Aksion humanitar në Shkollën Fillore “25 maji” të Hasanbegut
maqedonia
Aksion humanitar në Shkollën Fillore “25 maji” të Hasanbegut

Aksion humanitar në Shkollën Fillore “25 maji” të Hasanbegut

Shkup, 14 shtator - Dhjetëra lloje të ushqimeve u shtruan për shitje në oborrin e shkollës fillore “25 Maji” në Hasanbeg me qëllim të grumbullimit të parave për familjet në nevojë. Nxënësit, në rolin e kuzhinierit dhe shitësit me dashamirësi paketonin ushqimet që kërkonin blerësit.

“Unë jam Erdi, klasa e tretë, kemi hap një treg shkollor që ti mbledhim paratë dhe tua dërgojmë të varfërve”

“Është aktivitet shumë I mirë, po kënaqemi. Këto ushqime kush I ka përgatit? Mami bashkë me mua. Çfarë ushqimi ke sjell në shkollë? Pica të vogla. A I ke ndihmua mamit mi përgatit? Po.”

“Tregu shkollor për t’ju ndihmuar atyre që nuk kanë. Çka keni shit sot, çfarë ushqime keni këtu? Pite, kifle, pjeshka, gurabija”.

Organizatorët thonë se shuma e grumbulluar në këtë aktivitet humanitar do të zbut gjendjen e disa familjeve në nevojë, fëmijët e të cilëve janë nxënës në këtë shkollë.

Nëntë klasa ishin të përfshira, pesë nga cikli I ulët dhe katër nga cikli I lartë. Pasi shkolla jonë është në një mes ku çdo shtëpi ka nxënës në këtë shkollë, edhe vjet edhe sivjet paratë do të shkojnë në familje të nxënësve – tha Suzana Jakupi-Kurbardoviç, mësuese.

Përveç shitjes së ushqimeve, aksioni humanitar u shoqërua edhe me program artistik të përgatitur nga orkestra e shkollës.

© ZHURNAL 14.09.2018, 14:49 | D.J. | 759 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."