Në Evropë arrinë edhe një valë nxehtësie, do ta godasë Ballkanin?
maqedonia
Në Evropë arrinë edhe një valë nxehtësie, do ta godasë Ballkanin?

Në Evropë arrinë edhe një valë nxehtësie, do ta godasë Ballkanin?

Shkup, 14 shtator - Nëse realizohet parashikimi i publikuar në portalin “Severe Weather Europe“, javën e ardhshme Evropën sipas të gjitha gjasave do ta përfshijë një valë e re nxehtësie.

Priten temperatura prej 8-10 gradë Celsius mbi mesataren për mesin e shtatorit dhe atë në Evropën qendore, perëndimore dhe lindore, trasnemton gazetametro.net.

Kjo shmangie nga temperaturat mesatare do të thotë se në veri të Evropës, në pjesë të Gjermanisë e Beneluskit, temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë.

Por, temperatura edhe më të larta priten në pjesën jugore të Evropës, kështu që për Francën, Italinë dhe pjesë të BeH-së. Hungarisë, Kroacisë e Serbisë parashihen temperatura mbi 30 gradë Celsius.

Nga harta megjithatë duket se Kosova nuk do të jetë e përfshirë nga temperaturat më të larta të kësaj periudhe, ndërkaq sipas portalit AccuWeather temperaturat më të larta do të jenë deri në 28 gradë Celsius dhe atë vetëm dy ditë – të hënën dhe të martën.

Sipas parashikimit, vala e nxehtësisë duhet ta godasë Evropën të hënën më 17 shtator dhe të zgjasë deri në mes të javës.

© ZHURNAL 14.09.2018, 14:18 | D.J. | 1,334 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."