ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Ekonomi
Bashkësia e biznesit e përshëndeti shtyrjen e reformës për tatim progresiv

Shkup, 13 shtator - Katër odat ekonomike në shtet kanë dërguar letër zyrtare deri tek Ministria e Financave me çka e përshëndetën shtyrjen e reformës së paralajmëruar tatimore për tatimin progresiv.

"Përderisa tatimi progresiv realizohet, për momentin do të ketë pasoja negative ndaj tërë bashkësisë së biznesit, tregoi hulumtimi i fundit i 546 ndërmarrjeve vendore që e zbatuan Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit - MASIT, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë".

Nga odat kërkuan që reforma për tatim progresiv të shtyhet për të paktën pesë vjet në të cilën periudhë është e nevojshme të bëhen konsultime të zgjeruara me bashkësinë e biznesit.

Në një dokument të përbashkët theksojnë se efekti pozitiv nga vendosja e progresionit tek tatimi personal mbi të ardhurat, përmes rritjes së të ardhurave buxhetore në këtë moment do të jetë larg më i vogël sesa efektet negative të cilat do të reflektojnë në mjedisin e përgjithshëm të biznesit.

Sipas odave, kritikat për tatimin e sheshtë se nuk kontribuon për drejtësi në tatimimin është argument i pamjaftueshëm për zëvendësimin e tij me tatimin progresiv në këtë moment dhe duhet të merren parasysh edhe argumentet tjera pozitive të cilat shkojnë në artikullin e tatimit të sheshtë. Rritja e normave, sipas analizës, sipas automatizmit do të thotë dërgim i sinjalit negativ tek investitorët  vendorë, ashtu edhe tek ata të huaj.

"Në këtë moment, mendojmë se pragu për të cilin tatimpaguesit synojnë t'i paguajnë tatimet është pothuajse i ulët dhe rritja e normave do të shkaktojë efekt destimulues në ekonomi ose me fjalë të tjera do ta nxitë evazionin tatimor. Më mirë është me mekanizmat ekzistuese të nxiten operatorët ekonomikë të mos bëjnë evazion tatimor, gjegjësisht t'i paguajnë të gjitha tatimet, në vend që të manipulojnë me mjetet", theksohet në analizë.

Aktiviteti i përbashkët i odave është pjesë e projektit "Partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit" të financuar nga USAID-i, ndërsa të implementuar nga EPI QENDRA Interneshënal.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2018, 14:23  | D.J. | 419 i lexuar

 

 

 

Qeveria dhe organizatat mediatike për standardizimin e mediave të internetit

Shkup, 15 tetor - Përfaqësues të tre organizatave mediatike SHGM, SPGM dhe KEMM, të cilët e zhvillojnë iniciativën për krijimin e minimum kritereve në drejtim të mbrojtjes dhe promovim të profesionit në mediat e internetit, sot në takim me përfaqësuesit e Qeverisë informuan për idenë bazë dhe nevojën që të respektohen parime themelore të profesionit të gazetarëve në sferën e internetit.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në takim morën pjesë ministri obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë, Robert Popovski, këshilltari për marrëdhënie me opinionin të kryeministrit, Marjan Zabërçanec dhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski mbajnë takim pune me përfaqësuesit e SHGM-së, Naser Selmani, kryetaren e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë të mediave, Katerina SInadinovska dhe kryetaren e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Tamara Çausidis.

"Ministri Popovski në takim e përshëndeti inciativën, duke potencuar se organizatat janë në rrugë të duhur përmes vetërregullimit për t'i theksuar dhe konfirmuar paqartësitë, të cilat ekzistojnë në sferën e internet mediave me qëllim që të arrihen standardet etike", qëndron në kumtesë.

Në takimin e punës, organizatat mediatike gjithashtu i paralajmëruan aktivitetet e ardhshme lidhur me iniciativën, gjegjësisht miratim shtesë të kritereve dhe afatin kohor me qëllim që të gjitha palët e cenueshme të cilat punojnë në hapësirën e internetit në Maqedoni, të ketë periudhë për përshtatje.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, qartë tregon se çdoherë do të jetë partnere e organizatave mediatike në aktivitetet e tyre të cilat janë shumë të rëndësishme, si për mediat dhe punonjësit mediatikë, ashtu edhe për interesin publik të qytetarëve në vend", theksohet në kumtesë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 16:35  | D.J. | 456 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.