Kompanitë mikro dhe të vogla i implementojnë më pak praktikat për përgjegjësi shoqërore
ekonomi
Kompanitë mikro dhe të vogla i implementojnë më pak praktikat për përgjegjësi shoqërore

Kompanitë mikro dhe të vogla i implementojnë më pak praktikat për përgjegjësi shoqërore

Shkup, 11 shtator - Kompanitë e mesme dhe të mëdha janë kryesisht ato të cilat implementojnë praktika për përgjegjësi shoqërore, por kjo praktikë nuk zbatohet tek ndërmarrjet start ap, mikro dhe të vogla.

Biljana Janeva nga Instituti për strategji dhe marrëdhënie ndërkombëtare "Ohër" nga Shkupi thotë se për çmimin për përgjegjësi shoqërore i cili ndahet tani më 10 vjet kanë aplikuar gjithsej 173 kompani, kryesisht të mesme dhe të mëdha.

"Në Evropë madje dy e treta e të gjitha bizneseve janë me përgjegjësi shoqërore. Jo vetëm që kërkohen këto praktika, por kur zbatohen, kjo u sjell kompanive pozicionim shtesë në treg dhe më shumë klientë. Sipas një hulumtimi, mbi 25 për qind e konsumatorëve e kanë të rëndësishme që kompania nga e cila i furnizojnë shërbimet e tyre të jetë me përgjegjësi shoqërore", theksoi Janeva, e cila sot së bashku me drejtorin e Agjencisë për Sipërmarrësi mori pjesë në një trajnim për përgjegjësi shoqërore për kompanitë që u mbajt në hapësirat e komunës Qendër.

Sipërmarrësia sociale në Maqedoni, gjithashtu nuk është mjaft e zhvilluar, por ka shembuj pozitivë.

"Është me rëndësi të dihet se me zbatimin e kësaj sipërmarrësie, kompanitë nuk do të humbasin nga profili i tyre, por se ky është një përfitim për ta sepse më mirë targetohen në treg dhe ky është martketing shtesë", thotë Janeva.

Trajnimi i sotëm është organizuar në kuadër të Programit operativ të Agjencisë për Sipërmarrësi. Trajnime të ngjashme për përgjegjësi shoqërore, sipërmarrësi sociale dhe të grave do të mbajnë edhe në Strumicë, Kumanovë, Tetovë...

"Dyert tona janë çdoherë të hapura. Gjithçka që do t'ju duhet qytetarëve për start al kompani, për fillim ose për ndihmë u qëndrojmë në dispozicion. Mendoj se edhe si Agjenci duhet të jemi pak më të pranishëm në opinion që të mundet njerëzit të vijnë deri te ne dhe t'i shfrytëzojnë përfitimet që u ofrohen", deklaroi drejtori i Agjencisë për Sipërmarrësi Ile Mitkovski.

© ZHURNAL 11.09.2018, 13:24 | Xh.I. | 272 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."