ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Ekonomi
Ulen çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale

Shkup, 10 shtator - Çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale, gjithsej, në korrik të këtij viti janë më të ulëta për 0,5 për qind në nivel mujor, ndërsa më të larta për 1,1 për qind në nivel vjetor.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në krahasim me qershorin e këtij viti, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale, gjithsej, mbesin në të njëjtin nivel në sektorin Miniera dhe nxjerrje të gurit dhe gjithnjë e më të ulëta në sektorin Industria përpunuese për 0,5 për qind dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 0,9 për qind.

Në krahasim, megjithatë, me qershorin e vitit 2017, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale, në përgjithësi, janë më të larta në sektorin Miniera dhe nxjerrje të gurit për 1,9 për qind dhe në sektorin Industria përpunuese për 1,4 për qind, ndërsa në sektorin  Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim janë më të ulëta për 3,3 për qind.

Çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregjet e huaja, në korrik të këtij vitit janë më të ulëta për 0,2 për qind në nivel mujor, ndërsa më të larta për 2,1 për qind në nivel vjetor.

Në krahasim me qershorin e këtij viti, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregjet e huaja janë më të ulëta në sektorin Miniera dhe nxjerrje të gurit dhe në sektorin Industria e përpunimit për 0,2 për qind.

Në krahasim me korrikun e vitit 2017, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregjet e huaja janë më të larta në sektorin Miniera dhe nxjerrje të gurit për 9,3 për qind, ndërsa në sektorin Industria e përpunimit për 1,4 për qind.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.9.2018, 13:55  | Xh.I. | 497 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | Xh.I. | 2.940 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.