Enti Shtetëror për Statisitiak: Rroga mesatare në muajin korrik 24.303 denarë
maqedonia
Enti Shtetëror për Statisitiak: Rroga mesatare në muajin korrik 24.303 denarë

Enti Shtetëror për Statisitiak: Rroga mesatare në muajin korrik 24.303 denarë

Shkup, 21 gusht - Enti Shtetëror për Statisitiak ka bërë të ditur se rroga mesatare neto për muajin korrik të këtij viti ka qenë 24.303 denarë, me çka është shënuar rritje prej 6.1 për qind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Kjo rritje para se gjithash është shkaku i zmadhimit të rrogës mesatare në sektorin e minierës dhe nxjerrjes së gurit për 20.4 për qind, sektorin për informacione dhe komunikime për 16.7 për qind dhe industria përpunuese për 14.7 për qind.

Ulja e rrogës mesatare në krahasim me muajin e kaluar të këtij viti, është në sektorin e financave dhe në sektorin e sigurimit për 14 për qind, objekte për shpërngulje dhe shërbime me ushqim për 11.3 për qind dhe furnizim me energji elektrike, gaz, klimatizim me 3 për qind.

Rroga mesatare bruto në Maqedoni është 35.530 denarë.

© ZHURNAL 21.08.2018, 19:22 | B.M. | 3,751 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm