Todorov: Librat e historisë do të shkruhen sipas modelit maqedonas
maqedonia
Todorov: Librat e historisë do të shkruhen sipas modelit maqedonas

Todorov: Librat e historisë do të shkruhen sipas modelit maqedonas

Shkup, 20 gusht- Bullgaria dhe Maqedonia kanë histori të përbashkët dhe ajo është historia e cila i përket historisë së Imperisë Otomane. Por kanë edhe histori të përzier. Sot nuk ka histori të pastër” – kështu deklaroi për REL, Petar Todorov, historian nga Institutit të Historisë Kombëtare, i cili po ashtu është edhe anëtar i Komisionit të përbashkët mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore.Sipas tij, në librat mësimore të Maqedonisë historia nuk do të shkruhet sipas modelit bullgar, por sipas modelit maqedonas.

Jo, në librat mësimore të Maqedonisë historia nuk do të shkruhet sipas modelit bullgar, në librat e Maqedonisë historia do të shkruhet sipas modelit maqedonas. Por se si do të jetë ai model maqedonas, varet nga autorët e ardhshëm të librave të historisë. Ajo që është e rëndësishme, librat e reja, nëse duam ti tejkalojmë konfliktet do të duhet të shkruhen në drejtim të ndërtimit të paqes së qëndrueshme dhe afatgjate, përkatësisht drejt pedagogjisë së paqes dhe drejt zhvillimit të mendimit kritik të nxënësve, diçka që sot në librat në Maqedoni dhe në rajon nuk e gjejmë, deklaroi Todorov.

Edhe në marrëveshjen me Greqinë janë paraparë komisione të përbashkëta, të cilat gjatë punëve të tyre do t’i japin vërjetjet edhe për librat e historisë. Todorov shpreson se edhe komisioni për marrëveshjen e Prespës do tëkontribuojë për tejkalimin e konfliktit mes Maqedonisë dhe Greqisë

“Personalisht mendoj se Marrëveshja me Greqinë dhe neni i cili ka të bëjë me formimin e komisionit të përbashkët mes Maqedonisë dhe Greqisë është i përcaktuar mirë dhe shumë mirë e përcakton punën e ardhshme të këtij komisioni. Puna e Komisionit me Greqinë do të jetë e njëjtë si ajo me Bullgarinë. Bëhet fjalë për dialog në të cilin të dyja palët do të duhet ti tregojnë gjërat për të cilat kanë vërejtje në librat e historisë. Shpresoj se ashtu si Komisioni me Bullgarinë, ashtu edhe Komisioni me Greqinë do të kontribuojë për tejkalimin e konfliktit mes Maqedonisë dhe Greqisë”shtoi Todorov.

Histroani Todorv gjithashtu tha se pohimet e dia politikanëve se Maqedonia do të heqë dorë nga një histori e caktuar janëtë pabaza. Sipas tij politikanëtshpeshherë, në mungesë të politikave konstruktive, janë kapur në histori dhe shpesh kjo politikë ka çuar në pasoja të rënda. /TV21/

© ZHURNAL 20.08.2018, 10:00 | Xh.I. | 1,342 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."