Ja listë të disa organizatave joqeveritare të cilat kanë marë para që referendumi rreth emrit të dalë i suksesshëm
maqedonia
Ja listë të disa organizatave joqeveritare të cilat kanë marë para që referendumi rreth emrit të dalë i suksesshëm

Ja listë të disa organizatave joqeveritare të cilat kanë marë para që referendumi rreth emrit të dalë i suksesshëm

Shkup, 17 gusht - Disa media maqedone ditë më parë publikuan listë të disa organizatave joqeveritare të cilat kanë marë miliona për agjitim dhe veprime me qëllim që referendumi rreth emrit të dalë i suksesshëm, shkruan Zhurnal.mk.

Fakt është se një shumë e majme e parave qarkullojnë në shtet, të dedikuara për mbështetësit që dëshirojnë asgjësimin e Maqedonisë. Ja një pjesë e organizatave joqeveritare të cilat kanë marë para nga paratë e qytetarëve për këtë qëllim, njoftojnë mediat maqedone, transmeton Zhurnal.mk

Asociacioni qytetar MOST, projekt INFO Centar për integrime euroatlantike, 300 mijë denarë. Pikërisht MOST është një ndër organizatat joqeveritare më të mëdha që ndjekin proceset zgjedhore në Maqedoni.

Organizata Joqeveritare KHAM, projekt Pjesmarje e grave në mbrojtje, në përputhje me politikat e BE-së, 150 mijë denarë.

Insititut për politika europiane EPI, projekt Debat qytetar për NATO, 400 mijë denarë.

"Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë, projekt për NATO integrime, 500 mijë denarë. Ju rikujtojmë se kjo organizatë është pjesë e ministreshës Sheqerinska.

Fondacioni për debat dhe edukim IDEA Europa Juglindore, projekt Armata më afër qytetarëve, 500 mijë denarë.

Shoqata Multikultura, projekt të rinjtë për Maqedoninë e cila është pjesë e strukturave euroatlantike, 400 mijë denarë. Në këtë shoqatë zv.kryetar është Zoran Shapuriq, ministër pa resor i angazhuar për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarjet vendase.

Madje për shpenzimet për zbatimin e referendumit për emrin që në pajtueshmëri me vendimin e të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, para do të do sigurohen edhe nga Buxheti i RM-së, 3.5 milionë euro.

Ndërsa KSHZ planifikon të harxhon 169.770.000 denarë për zabtimin e tërësishëm të referendumit që do të mbahet më 30 shtator. Siç sqaroi para disa ditëve kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski harxhimet janë 20% më të ulëta në raport me mjetet e miratuara nga Kuvendi i RM-së në vlerë prej 210 milion denarë, shkruan Zhurnal.mk.

© ZHURNAL 17.08.2018, 18:14 | B.M. | 3,787 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."