ASH: Punësimet, Qeveria diskriminon shqiptarët
maqedonia
ASH: Punësimet, Qeveria diskriminon shqiptarët

ASH: Punësimet, Qeveria diskriminon shqiptarët

Shkup, 17 gusht - Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj konkursit për punësim të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Kjo drejtori në krye me Adnan Xhaferovskin si kusht për punësim ka nënvizuar se i punësuari duhet të jetë maqedonas/e.

Kjo sipas Aleancës është diskriminuese dhe në kundërshtim me Nenin 9 të Kushtetutës, sipas së cilit të gjithë qytetarët janë të barabartë në liritë dhe të drejtat e tyre.

“Ftojmë urgjentisht, organet kompetente, Agjencinë për Administratë, Gjykatën Administrative dhe Qeverinë, të marrin masat e duhura juridike dhe penale, për ta tërhequr këtë konkurs, diskriminues dhe fashizoid, i cili jo vetëm që nuk respekton Kushtetutën dhe Ligjin për Marrëdhënie punë, por nxit edhe urrejtje ndëretnike, dhe godet mbi realitetin multietnik të vendit.”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.

© ZHURNAL 17.08.2018, 16:20 | Xh.I. | 1,331 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!