LSDM: Fluturime të lira do të ketë, Qeveria siguroi mjete për subvencione
maqedonia
LSDM: Fluturime të lira do të ketë, Qeveria siguroi mjete për subvencione

LSDM: Fluturime të lira do të ketë, Qeveria siguroi mjete për subvencione

Shkup, 17 gusht - Partia më e madhe në pushtet LSDM përmes një kumtese me shkrim thonë se njoftimet e shtrembëruara dhe pres konferencat e VMRO-DPMNE-së kriminele janë dëshmi se kjo parti ka humbur tërë busullën politike dhe agjendën e vetme të cilën e ka është përhapja e lajmeve të rreme.

Nga kjo parti potencojnë se fluturime të lira do të ketë. Qeveria e RM-së ka siguruar mjete për subvencionimin e kompanive me buxhet të ulët dhe në përputhje me programin qeveritar ajo masë vazhdon.

"Ministria e transportit dhe lidhjeve në mënyrë jashtëzakonisht transparente i njoftoi qytetarët se është vërejtur lëshim në tenderin e fundit dhe po i njëjti është anuluar dhe në atë drejtim me qëllim që të punohet drejtë, do të shpallet thirrje e re publike. Nuk ka më alo Mile mu kujtua dhe marrëveshje "dil oriented" në dëm të qytetarëve. VMRO-DPMNE-ja nuk mund të pajtohet me faktin se Qeveria e re punon drejtë dhe me përgjegjësi", thuhet në kumtesën e LSDM-së.

© ZHURNAL 17.08.2018, 16:01 | Xh.I. | 2,091 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm