Terreni për futboll të vogël në Çegran shtrohen me bar artificial
maqedonia
Terreni për futboll të vogël në Çegran shtrohen me bar artificial

Terreni për futboll të vogël në Çegran shtrohen me bar artificial

Gostivar, 17 gusht - Në vazhdën e përpjekjeve të Komunës së Gostivarit, që krahas investimeve në infrastrukturë të investohet edhe në projekte që rrisin nivelin e cilësisë së jetesës, siç janë kultura, sporti dhe rekreacioni, këtyre ditëve  është shtruar me bar artificial terreni për futboll të vogël në Çegran

Komuna e Gostivarit ka ndarë nga buxheti i saj 1.750.000 denarë për furnizim dhe vendosje të barit artificial të cilësisë së lartë, në dy fusha të futbollit të vogël, një në Çegran dhe një në Balindoll.

“Tash kur kanë përfunduar punimet në Çegran, do të pasojnë edhe punimet në Balindoll. Vlen të theksohet se krahas vendosjes së barit artificial, në terrenin për futboll të vogël në Çegran, është vendosur edhe ndriçim adekuat, si dhe janë kryer edhe punë tjera përcjellëse që ky terren t’i përmbushë të gjitha standardet e nevojshme”, thotë Jasin Demiri  - zëdhënës i komunës së Gostivarit duke uruar që rinia e fshatit Çegran ta shfrytëzojë sa më gjatë këtë terren dhe të kujdeset për të si për pronë private.

© ZHURNAL 17.08.2018, 15:47 | Xh.I. | 1,227 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm