VMRO-DPMNE-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Filipçe
maqedonia
VMRO-DPMNE-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Filipçe

VMRO-DPMNE-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Filipçe

Shkup, 17 gusht - VMRO DPMNE-ja opozitare kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtores së Klinikës së hematologjisë, Irina Panovska. Kjo e fundit, sipas VMRO-DPMNE-së, i ka ndarë kompanisë së të atit të saj tender prej 3 milion eurosh. Opozita nuk konteston faktin se kompania familjare “Dr.Panovski” mund të punojë në sferën e vetë, por thekson se në këtë rast ka konflikt të qartë të interesave.

"Venko Filipçe dhe Irina Stavridis Panovska duhet të ikin nga funksionet. Është e paparamendueshme në institucion publik t’i ndajë tender me konfliktit të qartë të interesave kompanisë së babait të drejtoreshës aktuale, në të njëjtën kohë e gjithë kjo të tregohet si akt biroktarik. Është e nevojshme të anulohet tenderi, të anulohet marrëveshja dhe të kthehen paratë. Gjithçka tjetër do të ishte verbëri e institucioneve", deklaroi Naum Stoilkovski, VMRO DPMNE .

Ministri, Filipçe për Tv Kanal 5, mbrëmë hodhi poshtë akuzat e VMRO-së. Ai tha se buxheti i Klinikës së hematologjisë është i lartë, për shkak se aty kurohen pacientë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Filipçe madje tha se për tenderin në fjalë, ka kërkuar të gjitha dokumentet nga Komisioni për Antikorrupsion dhe është konsultuar me policinë financiare por se nuk ka ndonjë mos-përputhje.

© ZHURNAL 17.08.2018, 15:16 | Xh.I. | 797 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!