BDI punëson ushtarë partiak për mbështetje të referendumit!
maqedonia
BDI punëson ushtarë partiak për mbështetje të referendumit!

BDI punëson ushtarë partiak për mbështetje të referendumit!

Shkup, 17 gusht - Mijëra punësime të kuadrove partiak në administratën për siguri, për mbështetje maksimale nga faktori shqiptar për referendumin e ardhshëm. Kjo është strategjia e Bashkimit Demokratik për Integrim për dalje masive të shqiptarëve në referendum, përmes punësimeve masive në administratë me vendime të menjëhershme, mëson Televizioni Alfa.

Kështu, së paku dy mijë shqiptarë do të marrin marrëveshje për punësim në Qeveri për gjashtë muaj, në të njejtin princip siç u punsuan personat sipas "marrëveshjes kornizë", të cilët gati një decenie po rrinë në shtëpi ndërsa tani për të njejtit kërkohet akomodim në administratën e stërmbushur të Maqedonisë.

Pjesë e strategjisë së BDI-së është të arrijë deri tek votuesit e Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës, i cili thotë se po kundërshton për referendumin sepse marrëveshja e Prespës paska qenë e dëmshme për popullin shqiptar.

Sipas televizionit Alfa i gjithë operacioni ka për synim të ndikojë mbi atë pjesë të shqiptarëve në Maqedoni të cilët janë të pakënaqur nga marrëveshja e Prespës, para se gjithash nga fshirja e parashikuar e historisë shqiptare nga librat e Maqedonisë, që kanë të bëjnë me çamët.

© ZHURNAL 17.08.2018, 14:30 | Xh.I. | 6,711 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!