Ministria e mbrojtjes hap konkurs për 125 ushtarë profesionist
maqedonia
Ministria e mbrojtjes hap konkurs për 125 ushtarë profesionist

Ministria e mbrojtjes hap konkurs për 125 ushtarë profesionist

Shkup, 10 gusht - Përmes një konkursi publik, Ministria e mbrojtjes bën thirrje për punësimin e 125 ushtarëve profesionist të cilët do të nënshkruajnë kontratë për 3 vite me mundësi vazhdimi disa herë.

Në këtë konkurs mundësi kanë të kandidohen të gjithë qytetarët deri në 25 vjet moshë, ndërsa kushtet të cilat duhet t'i plotësojnë janë:

Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë,
Të jenë të rritur mbi 18 vjet,
Të kenë aftësi fizike dhe shëndetësore,
Të kenë mbaruar shkollimin e mesëm,
Të kenë kryer shërbimin ushtarak dhe të mos jenë më të moshuar se 25 vjet.

Konkursi në vazhdim: Linku

© ZHURNAL 10.08.2018, 18:09 | T.E. | 2,013 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."