Takim Ali Ahmeti – Hashim Thaçi: Antarësimi i RM-së në NATO, interese dhe i Kosovës
maqedonia
Takim Ali Ahmeti – Hashim Thaçi: Antarësimi i RM-së në NATO, interese dhe i Kosovës

Takim Ali Ahmeti – Hashim Thaçi: Antarësimi i RM-së në NATO, interese dhe i Kosovës

Prishtinë, 10 gusht - Sot në Prishtinë ka qëndruar lideri i BDI-së Ali Ahmeti i cili është pritur në takim nga presidenti kosovar Hashim Thaçi ndërkohë që këtë takim e bën të ditur vet presidenti duke thënë se bashkë kanë diskutuar mbi interesin strategjik dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

"Sapo zhvillova një takim të shkëlqyer me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ne biseduam për integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, të cilin e shohim si interes strategjik, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konkludim i përbashkët, se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe me anëtarësim të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare", është shprehur kështu presidenti Thaçi pas takimit.
 
“Biseduam për integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, të cilin e shohim si interes strategjik, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konkludim i përbashkët, se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe me anëtarësim të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, është shprehur presidenti Thaçi pas takimit.

© ZHURNAL 10.08.2018, 18:49 | T.E. | 4,421 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."