Paçuku: Arrestimi i Afrim Ukshinit është absurd
maqedonia
Paçuku: Arrestimi i Afrim Ukshinit është absurd

Paçuku: Arrestimi i Afrim Ukshinit është absurd

Shkup, 10 gusht - Vullnet Paçuku, i cili është avokat i Afrim Ukshinit, që sot u arrestua në kalimin kufitar në Tabanoc, për TV21 thotë se është i zhgënjyer me këtë arrestim. Paçuku thotë se është absurde dhe papërgjegjësi nga institucionet.

“Kështu si ka nisur rasti Sopoti, malltretimet do të vazhdojnë edhe më tej ndaj të akuzuarve. Është e paqartë se si me vendim të gjykatës një person të shpallet i pafajshëm dhe i njëjti të arrestohet”, the mes tjerash Paçuku, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se do të vazhdojnë të ndjekin këtë rast dhe do të dëshmojnë se Ukshini është arrestuar padrejtësisht.

Përndryshe, Policia e Maqedonisë gjatë ditës së sotme në pikën kufitare Tabanoc arrestoi Afrim Ukshinin, i cili është i akuzuar në rastin Sopoti.

© ZHURNAL 10.08.2018, 16:21 | Xh.I. | 4,223 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."