ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
KE alarmon për ndryshime kufizuese në Kodin Zgjedhor për mediat

Bruksel, 10 gusht - Këshilli i Evropës dje në platformën e tij për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve publikoi paralajmërim publik për ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi lirinë e mediave në Maqedoni.

Në paralajmërimin, siç kumtoi SHGM. qëndron  se shteti i Maqedonisë është burim i i këtij kërcënimi të lirisë së mediave.

Ky paralajmërim vjen me kërkesë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë drejtuar Platformës së Këshillit të Evropës, e cila në reagimin e saj i referohet deklaratës së përbashkët të SHGM, Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Këshillit për Etikë.

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara më 25 korrik, të vitit 2018 nga Kuvendi i Maqedonisë në procedurë të shpejtë, si rezultat i marrëveshjes politike midis liderëve të katër partive kryesore politike. Një nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor autorizon Komisionin Shtetëror Zgjedhor t’i regjistrojë dhe vlerësojë raportimin e mediave onlajn gjatë kohës së zgjedhjeve. Gjithashtu, neni 181a i ligjit parasheh dënime deri më 4.000 euro për mediat tradicionale dhe onlajn për “raportim të pabalancuar dhe të paanshëm”, thuhet në paralajmërimin e Platformës së Këshillit të Evropës.

Paralajmërimi i është dërguar Kuvendit të Maqedonisë, i cili në periudhën në vijim është i obliguar të sqarojë këto ndryshime të cilët kufizojnë lirinë e mediave.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.08.2018, 15:07  | Xh.I. | 1,363 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | Xh.I. | 6.156 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.