Marrëveshja e Ohrit, Luma: Zbatimi lë për të dëshiruar
maqedonia
Marrëveshja e Ohrit, Luma: Zbatimi lë për të dëshiruar

Marrëveshja e Ohrit, Luma: Zbatimi lë për të dëshiruar

Shkup, 10 gusht - Në prag të 17 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke parë në retrospektivë, vërehet se zbatimi i saj le shumë për të dëshiruar. Analisti, Ilir Luma deklaron se marrëveshja e Ohrit u prezantua si një marrëveshje e cila do ti rregullonte të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohej popullata shqiptare këtu në Maqedoni, por, siç thekson ai, përbërja e Marrëveshjes së Ohrit, ishte shumë e varfër për ti realizuar të gjitha ato kërkesa. Luma shton se për një marrëveshje të tillë, nuk është dashur një konflikt i armatosur, mes komuniteteve.

"Për një marrëveshje të tillë, nuk u desh një konflikt i armatosur, mes dy komuniteteve. Por, sido që të jetë nga qarqet ndërkombëtare u pranua si një marrëveshje që do të rregullonte problemet që ekzistonin mes dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni. Tani pas 17 viteve, nga ky këndvështrim, lirisht mund të themi se unë me pak intelektualë të tjerë të asaj kohe kemi pasur plotësisht të drejtë, kur kemi thënë se në fakt, përbërja e Marrëveshjes së Ohrit, është shumë e varfër për ti realizuar të gjitha ato kërkesa", thotë për Tv Art, analisti politik Ilir Luma.

Sipas Lumës, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, është njëra nga pikat kryesore ku kjo marrëveshje ka ngecur. Ai poashtu përmend, demokratizimin e shoqërisë, reformat në gjyqësi e kështu  me rradhë.

© ZHURNAL 10.08.2018, 15:30 | Xh.I. | 2,353 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."