SASA do të ndajë bursa për studentë të studimeve minierë, gjeologji dhe mjedis jetësor të UGD Shtip
maqedonia
SASA do të ndajë bursa për studentë të studimeve minierë, gjeologji dhe mjedis jetësor të UGD Shtip

SASA do të ndajë bursa për studentë të studimeve minierë, gjeologji dhe mjedis jetësor të UGD Shtip

Shkup, 10 gusht - Miniera për plumb dhe zink SASA në vitin akademik 2018/2019 do të ndajë 20 bursa për studentë të Fakultetit për Shkenca Natyrore dhe Teknike pranë Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip (UGD) prej të cilëve 10 nga grupi studimor Minierë dhe nga pesë nga grupet studimore Gjeologji dhe Inxhinieri e mjedisit jetësor. Ata do të marrin bursa vjetore në vlerë prej nga 200 euro.

Krahas mbështetjes financiare gjatë studimeve, miniera SASA u mundëson studentëve të ardhshëm punë praktike, ndërsa më të mirët prej tyre do të kenë edhe mundësi për punësim në minierën pas përfundimit të studimeve.

Bursat do të dedikohen para së gjithash për studentë të cilët vijnë nga Makedonska Kamenica dhe nga vendbanimet e rrethinës. Më shumë informata, kandidatët e interesuar mund të marrin në postën elektronike [email protected] ose në zyrën lokale për komunikime me opinionin e SASA në Makedonska Kamenicë.

© ZHURNAL 10.08.2018, 14:11 | Xh.I. | 760 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."