Arrestohet Afrim Ukshini, i dënuar në rastin “Sopoti”
maqedonia
Arrestohet Afrim Ukshini, i dënuar në rastin “Sopoti”

Arrestohet Afrim Ukshini, i dënuar në rastin “Sopoti”

Shkup, 10 gusht - Policia sot ne vendkalimin kufitar Tabanovc ka arrestuar Afrim Ukshini i dënuar në rastin e Sopotit. Ukshini ishte në arrati dhe ishte dënuar në mungesë.

Prokuroria Speciale kishte mbyllur rastin “Sopoti”, në mungesë të fakteve lidhur me akuzën për terrorizëm për 11 banorët e fshatit Sopot të Kumanovës.

Të akuzuar në këtë vepër ishin 11 persona, ata ishin dënuar me mbi 150 vjet burg për një shpërthim që kishte ndodhur në fshatin e tyre, që ndodhet afër kufirit me Serbinë.

© ZHURNAL 10.08.2018, 13:16 | B.M. | 3,521 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."