Një djalë lëndohet rëndë pas rënies nga rimorkio i traktorit
kronika
Një djalë lëndohet rëndë pas rënies nga rimorkio i traktorit

Një djalë lëndohet rëndë pas rënies nga rimorkio i traktorit

Gostivar, 10 gusht - Një djalë gjashtëmbëdhjetëvjeçar nga fshati Senokos i Gostivarit dje ka pësuar lëndime të rënda trupore pas rrëzimit nga traktori me rimorkio në fshatin Dobri Doll, të cilin e ka drejtuar A.Ç. (25) nga fshati Toplicë.

MPB-ja informon se djali me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit prej ku për shkak të karakterit të lëndimeve është dërguar në kompleksin e klinikave "Nënë Tereza" në Shkup.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i  Stacionit policor në Gostivar.

© ZHURNAL 10.08.2018, 11:55 | Xh.I. | 636 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."