Milloshoski: Lufta brenda LSDM-së bëhet përmes MPB-së
maqedonia
Milloshoski: Lufta brenda LSDM-së bëhet përmes MPB-së

Milloshoski: Lufta brenda LSDM-së bëhet përmes MPB-së

Shkup, 10 gusht - Ish ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski, konsideron se për momentin ka kalkulime brenda partiake në radhët e LSDM-së më institucionalizimin përmes MPB-së.

Që kur ishte zbuluar se personi zyrtar me automobil zyrtar e ka dërguar bijën e tij, njeriu i parë i Byrosë për Siguri Publike, Lazo Vellkovski, në pushim në Greqi, deputeti i VMRO-DPMNE-së thotë se lufta e LSDM-së do të bëhet përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, meritoi shkarkim. Por, pyetja është kush e futi në kurth? Me siguri dikush nga brenda, bashkëpunëtorët e Ministrit që kanë mundur të dinë se ku është sigurimi, ta ndjekin dhe ta fotografojnë. Lufta e LSDM-së do të bëhet përmes MPB-së”, shkroi Milloshoski në profilin e tij “Twitter”.

© ZHURNAL 10.08.2018, 12:15 | Xh.I. | 2,016 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."