ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Gjorçev: Mushkonjat janë VMRO, erdhi jeta për këto insekte

Shkup, 10 gusht - Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vladimir Gjorçev, përmes profilit të tij në twitter ka kriktikuar kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Sipas deputetit të VMRO-së, ish kryetari i Shkupit Koce Trajanovski në kryeqytet ka organizuar pritje siç i ka hihe një metropole për Real Madridin dhe Mançesterin, kurse Petre Shilegov nuk po mundet të organizojë spërkatje kundër mushkonjave.

“Qetë është, d.m.th po spërkatin avionët e Shilegovit. Erdhi jeta. Për mushkonjat. Para një viti Shkupi priti real Madridin dhe Mançesterin. Sot Shilegov nuk mundet të spërkat kundër mushkonjave. Kthehu koce. Aq kisha”, shkruan Gjorçev.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së ka publikuar edhe një fotografi nga kryetari i Shkupit Petre Shilegov, në të cilën shkruan “Çfarë t’ju them, mushkonjat janë VMRO-ista”.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.08.2018, 11:42  | Xh.I. | 1,086 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | Xh.I. | 6.810 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.