Arrestohet shkupjani, në gjendje të alkoolizuar ka sulmuar të birin dy vjeçar dhe gruan
maqedonia
Arrestohet shkupjani, në gjendje të alkoolizuar ka sulmuar të birin dy vjeçar dhe gruan

Arrestohet shkupjani, në gjendje të alkoolizuar ka sulmuar të birin dy vjeçar dhe gruan

Shkup, 10 gusht - Sektori për punë të brendshme Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike ka ngritur kallëzim penal kundër F.S (47) për shkak dyshimit se ka sulmuar fizikisht djalin e tij dy vjeçar dhe bashkëshorten.

I denoncuari më 08.08.2018 në shtëpinë familjare, në gjendje të alkoolizuar, fizikisht ka sulmuar djalin dy vjeçar, i cili si pasoj e goditjeve ka humbur vetëdijen.

Rreth orës 18.30 kur bashkëshortja, Gj.S., është kthyer nga puna i ka gjetur katër fëmijët e saj të mbyllur në dhomë. Në momentin kur djali më i madh (9 vjeçar) e ka hapur derën, F.S, fizikisht e ka sulmuar atë. Ajo ka arritur të ikë tek dhoma e fëmijëve, të cilët i kanë thënë se kanë qenë të sulmuar nga babi, ndërsa më së shumti vëllau i tyre dy vjeçar.

Më pas Gj.S me makinë e ka dërguar dy vjeçarin në spital, ku janë konstatuar lëndime trupore dhe është ndaluar për kurim.
Policia ka marr në pyetje Gj.S e cila ka deklaruar se edhe më parë ka qenë e sulmuar dhe malltretuar nga bashkëshorti.
Një ditë më pas policia e ka arrestuar të denoncuarin F.S. /shenja/

© ZHURNAL 10.08.2018, 11:34 | Xh.I. | 1,107 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."