Unitedi ofroi 111 milionë euro për Varanen, por Reali nuk lejoi largimin e tij
sport
Unitedi ofroi 111 milionë euro për Varanen, por Reali nuk lejoi largimin e tij

Unitedi ofroi 111 milionë euro për Varanen, por Reali nuk lejoi largimin e tij

Manchester Unitedi ka dështuar në ditën e fundit të afatit kalimtar ta transferojë mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

Djajtë e Kuq do të kishin shpenzuar shumë për objektivat e duhura këtë afat kalimtar, por nuk arriti ta transferojë asnjërin nga ta.

Megjithatë, mungesa e aktivitetit të transferimeve të Unitedit nuk kishte të bënte me fondet, pasi drejtuesit ishin gati të shpenzonin.

Sipas mediumit britanik The Guardian, Djajtë e Kuq do të kishin paguar 100 milionë funte apo 111 milionë euro  për mbrojtësin e Real Madridit, Varane.

Kryetari i Unitedit, Ed Woodward u takua me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, por erdhi asgjë përfundim i mirë nga ky takim.

Klubi gjithashtu ishte gatshëm të sjellë edhe Diego Godinin nga Atletico Madridi pavarësisht nga mosha e tij, por u vlerësua se lojtari nuk donte të largohej nga klubi.

Në radarin e Unitedin ishin edhe mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire dhe ai i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld, por asnjëri nuk u transferua. /Telegrafi/

© ZHURNAL 10.08.2018, 11:02 | Xh.I. | 567 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."