FOTO Babai i vrasësit të Almirit të vogël, krah për krah me kryetarin e Kumanovës?!
maqedonia
FOTO Babai i vrasësit të Almirit të vogël, krah për krah me kryetarin e Kumanovës?!

FOTO Babai i vrasësit të Almirit të vogël, krah për krah me kryetarin e Kumanovës?!

Shkup, 10 gusht - Katërvjeçari Almir Aliu nga Kumanova vite më parë u vra në mënyrë çnjerëzore nga ana e Boban Iliç, ndërsa kjo gjë është e dokumentuar edhe me video.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi se si babai i vrasësit të Almirit 4 vjeçar, Boban Iliq është bashkë në shtab të LSDM-së në Kumanovë me kryetarin Maksim Dimitrievski, me komandantin e policisë, Stojançe Veliçkovski dhe me të tjerë pjesëtarë të MPB-së.

Këto fotografi kanë shkaktuar reagime të shumta në opinion.

Disa nga komentuesit kanë shkruar në ironi që Zaev duhet ta lirojë Iliçin nga burgu, dhe ta bëjë atë “këshilltar special për sigurinë e komunikacionit”.

Por a është ky shembulli që ka promovuar kryeministri Zaev duke promovuar bashkëjetesën në Maqedoni? Babai i vrasësit Boban Iliq është pjesë e LSDM-së, ndërsa nga ana tjetër shqiptarët në vazhdimësi kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e Almirit 4 vjeçar duke pasur parasysh se kryeprokurori Joveski e rikualifikoi lëndën nga vrasje me paramendim në aksident trafiku.

Fotografit më poshtë i si duket sqarojnë shkakun pse Boban Iliq kaloi me dënim aq të vogël dhe pse Prokuroria bëri gjithçka për të rikualifikuar veprën.


© ZHURNAL 10.08.2018, 12:30 | Xh.I. | 4,072 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."