ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Medicina
Vaji i peshkut dhe thartirat omega 3 fare nuk e mbrojnë zemrën?

Në saje të një hulumtimi shkencëtarët kanë gjetur që suplementet nga peshku, të cilat konsiderohen shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës, nuk kanë efekte të dukshme.

 

Vaji i peshkut dhe thartirat omega 3 ofrojnë mbrojtje të vogël apo hiç fare të zemrës, transmeton Telegrafi.

Deri te këto njohuri kanë arritur shkencëtarët të cilët kanë bërë hulumtim të madh botëror, në bazë të të cilit kanë përfunduar që suplementet me bazë peshku nuk mund të pengojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja.

 

Gjithashtu, është zbuluar që ato madje mund të ulin nivelin e kolesterinës së shëndetshme. Omega 3, e cila të shumtën gjendet në vajin e peshkut, është e njohur për benefitet shëndetësore, kur konsumohet në doza të vogla në ushqim.

 

Megjithatë, këto thartira esenciale tashmë një kohë të gjatë kanë famën e produktit i cili mund të veprojë në mënyrë preventive kundër shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Në hulumtimin e shkencëtarëve të organizatës “Kohran” kanë marrë pjesë 112.059 njerëz nga Amerika Veriore, Evropa, Australia dhe Azia dhe në bazë të analizave të bëra është konstatuar që nuk ka dëshmi që shtojcat e këtilla pengojnë sëmundjen e zemrës, shkruan revista britanike Sun.

 

Analiza e tyre ka zbuluar dëshmi të rëndësishme që omega 3 e thartirës yndyrore nuk kanë efekt të rëndësishëm në preventivën e sëmundjeve kardiovaskulare. Mirëpo, ekziston dëshmia që suplementet rregullojnë nivelin e HDL-së, kolesterinës së mirë.

Është me rëndësi të theksohet që hulumtimi ka pasur të bënte kryesisht me suplementet, jo me thartirat omega 3 të marra drejtpërdrejt nga peshqit.

 

Pikërisht për këtë shkak shkencëtarët këshillojnë njerëzit që të hanë peshk së paku dy herë në javë dhe në tryezën e tyre të jenë të përfshirë mishi i salmonit, tonit dhe skumbrisë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.07.2018, 09:46  | Z.H. | 944 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | Z.H. | 7.418 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.