Ballkani s’duhet lënë vetëm, Michael Roth të hënën viziton Shkupin
maqedonia
Ballkani s’duhet lënë vetëm, Michael Roth të hënën viziton Shkupin

Ballkani s’duhet lënë vetëm, Michael Roth të hënën viziton Shkupin

Berlin, 20 korrik - “Ballkani Perëndimor ka rëndësi të veçantë për Bashkimin Europian”! Kështu ka deklaruar ministri gjerman i Shtetit, Michael Roth, në një intervistë për Dë, në kuadër të samitit për Ballkanin Perëndimor në Londër.

Ministri i shtetit gjerman për Evropë, Michael Roth arrin në Shkup të hënën për takime me përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës. Siç njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme e Gjermanisë, tema qendrore e takimeve do të jetë marrëveshja me Greqinë. Janë njoftuar se Roth do ketë takime me Kryeministrin dhe zv. kryeministrin, Zoran Zaev dhe Bujar Osmani, Ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe liderin të opozitës, Hristijan Mickoski.

Ministria e Jashtme gjermane ka deklaruar se vizita e Roth në Shkup vjen një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe theksoi se zbatimi i kësaj marrëveshje do të jetë një temë qendrore në mbledhje, përveç bisedimet në zbatimin e reformave të nevojshme vend.

Duke marrë shkas edhe nga vendimi i vendeve anëtare të BE për të vendosur hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor 2019, Roth ka sqaruar se “rajoni nuk duhet lënë vetëm”.

Michael Roth: Që të japim një sinjal të qartë që situata në Ballkan ka rëndësi të veçantë për Bashkimin Evropian. Ne deklarojmë mbështetjen për perspektivën në BE (të Ballkanit), në formulojmë shpresa, por edhe duam të ndihmojmë shumë konkretisht që të forcohet sundimi i ligjit, që të ketë para së gjithash perspektiva pozitive për brezin e ri, që të mund të kontribuojmë për bashkëpunimin rajonal dhe para së gjithash për pajtimin. Askush nuk lejohet ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor, pikërisht tani jo, ndaj në këtë kuadër kjo këtu në Londër është një konferencë e rëndësishme.

A do të ketë premtime të tjera financiare?

Ne kemi bërë shumë premtime financiare. Ajo që ka rëndësi tani është që projektet, për të cilat është rënë dakord edhe të përfundojnë me sukses. Këtu unë jam shumë i paduruar. Në anën e arritjeve ka disa gjëra pozitive që mund të përmenden, për shembull Zyra Rajonale e Rinisë të Ballkanit Perëndimor, e cila duhet të shërbejë para së gjithash për ta afruar brezin e ri. Këtu do të dëshiroja që të realizohen më tepër projekte. Është një fakt që të gëzon shumë, që ka pasur një sërë aplikimesh me projekte, të cilat ende nuk ka qenë e mundur që të miratohen, sepse mjetet financiare janë të kufizuara. Këtu të gjithë duhet të bëjmë më shumë.

Po e njëjta gjë duhet thënë për infrastrastrukturën. Ne patëm pak kohë më parë takimin e nivelit të lartë të digjitalizimit. Duhet të bëhet e qartë, që në fund edhe të mbërrijë diçka te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, pikërisht vende pune e edhe ndjesia, se nuk i kanë lënë vetëm.

© ZHURNAL 20.07.2018, 19:48 | T.E. | 1,839 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."