LAJMI I FUNDIT Sulm me thikë në Gjermani, 14 persona të plagosur mes tyre nuk ka shqiptarë
maqedonia
Lajmi i fundit Sulm me thikë në Gjermani, 14 persona të plagosur mes tyre nuk ka shqiptarë

Lajmi i fundit Sulm me thikë në Gjermani, 14 persona të plagosur mes tyre nuk ka shqiptarë

Luebeck, 20 korrik - Një person ka plagosur me thikë të paktën 14 persona. Sulmi ndodhi në një autobus në veri të Gjermanisë. Sulmuesi më pas është arrestuar nga policia.

Autoritetet gjermane thonë se nuk mund ta përjashtojnë terrorizmin si motiv i këtij sulmi, që ndodhi në qytetin Luebeck të shtetit Schleswig-Holstein.

Dy nga persona e plagosur, raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sulmuesi është arrestuar nga policia”, ka njoftuar policia gjermane, përmes rrjetit social Twitter.

Gazeta lokale Luebecker Nachrichten ka cituar një zëdhënse të Prokurorit të Shtetit të ketë thënë se asnjë “motiv nuk mund të përjashtohet, përfshirë edhe atë terrorist”. Kjo zëdhënse, megjithatë, nuk e ka bërë publik identitetin e sulmuesit të dyshuar.

Megjithatë, kjo gazetë ka raportuar se sulmuesi është iranian, rreth 30-vjeç, edhe pse ky raportim nuk ka mundur të konfirmohet.

Auroritetet raportet se janë duke ekzaminuar një çantë që është gjetur në autobus, pas raportimeve se nga ajo ka dalë tym.

Qyteti Luebeck gjendet në verilindje të Hamburgut.

© ZHURNAL 20.07.2018, 19:38 | T.E. | 3,087 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."