ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Danev: Përsëri është duke u keqpërdorur flamuri europian

Shkup, 20 korrik - Përsëri, njëjtë sikurse me Ligjin për gjuhët, ashtu edhe me Kodin zgjedhor shumica është duke e keqpërdorur flamurin evropian dhe Komisionin për Çështje Evropiane, akuzoi koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Dragan Danev.

"Kodi Zgjedhor në Republikën e Maqedonisë asnjëherë nuk është sjellë pa konsultime me opozitën dhe asnjëherë nuk është shqyrtuar në Komisionin për Çështje Evropiane dhe me harmonizimin e legjislativës tonë dhe të legjislativës së BE-së. Mu për këtë edhe në këtë ligj nuk është theksuar një akt burimor me çka harmonizohet", deklaroi Danev.

Theksoi se gjithmonë kur shumica parlamentare dëshiron diçka të shtyjë me shpejtësi e përdor flamurin evropian dhe Komisionin për Çështje Evropiane.

"Sipas logjikës së Qeverisë dhe shumicës parlamentare të gjitha shtetet në Bashkimin Evropian kanë sistem zgjedhor të njëjtë, komision të njëjtë zgjedhor ndërsa ne si shtet vetëm duhet ta harmonizojmë me të tyrin, që është absurde dhe qesharake. Paralajmërojmë se sjellja e tillë kundër rregullores duke u sjellë sikur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të jetë institucion privat do të ketë pasoja të mëtejme për demokracinë në vend", theksoi Danev.

Ai tha se shumica parlamentare e privatizoi Kuvendin dhe se LSDM-së dhe BDI-së tashmë u kaloi në shprehi ta shkelin Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ligjet dhe Rregulloren për punën e Kuvendit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.07.2018, 19:25  | T.E. | 729 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | T.E. | 6.936 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.