Qani Mehmedi, atdhetar, gazetar elitor, vizionar i së ardhmes, model për brezat që vinë
maqedonia
Qani Mehmedi, atdhetar, gazetar elitor, vizionar i së ardhmes, model për brezat që vinë

Qani Mehmedi, atdhetar, gazetar elitor, vizionar i së ardhmes, model për brezat që vinë

Shkup, 20 korrik - “Një vit pa Qaniun” ishte Akademia që u mbajt me rastin e largimit nga kjo jetë e gazetarit dhe publicistit të shquar shqiptar Qani Mehmedi. Akademia përkujtimore mbahej në një sallë të bukur që mban emrin “Faruk Begolli” me ndricim e foni të kuruar, me rregullim skenografik shumë domethënës, një fotografi e bukur, lule të bardha, një gotë nga ato aristokratet që I donte gazetari, nga librat që e shoqëruan gjatë gjithë jetës. Me ndezjen e qirinjëve nga dhëndërri Shkodran Tolaj I cili deri në momentet e fundit kishte qenë pranë tij, filloi reportazhi që shpaloste jetën, mendimet më të spikatura në emisione të ndryshme dhe forcën e madhe njerëzore që kishte brenda vehtes Qani Mehmedi që udhëhiqej me moton “jeto I ngritur ose vdis”,  “nuk është e rëndësishme sa herë bie, por sa herë do kesh forcë të ngritesh sërish”. Më pas vajza e tij, siq e quante ai kryevepra Besiana Mehmedi-mezzosoprano e njohur, profesoreshë në Universitetin e Tetovës interpretoi këngën “Atje ku prehesh ti” me autorësi nga Avni Qahili.Fjalë rasti mbajti ish presidenti I R. Kosovës, Fatmir Sejdiu I cili u shpreh “Qaniu Ishte zhurmaxhi I kënshëm, një njeri që s’rrinte I qetë, e niste kërkesën dhe cakun me insistim të jashtëzakonshëm”.

Ish kryetari I Kuvendit, Hydajet Hyseni u shpreh se me Qani Mehmedin e lidhin disa kujtime e nga ato të fundit kënga “O ditë e mirë” që u bë në prag të pavarësisë së Kosovës për të cilën u përkujdës Qaniu e u interpretua nga trashëgimtarja dinjitoze Besiana. Deputeti Rexhep Selimi u shpreh se Qaniu e thërriste në cdo 24 mars, por sivjet nuk ndodhi kështu, andaj,  kjo ftesë e kompenzoi mungesën e telefonatës me Qaniun. Deputeti Rasim Selmanaj theksoi se duhet vlerësuar figura e Qani Mehmedit dhe kontributi I tij në kauzat kombëtare. “Ai ishte përkrah kryeministrit të sotëm të Kosovës dhe bashkëluftëtarëve të tij derisa po gjykoheshin në gjyqin e Hagës. Shkrimet e Qani Mehmedit ishin ato që I jepnin pastërti luftës së ushtrisë sonë” tha ai. Ministri I Arsimit e Shkencës në Maqedoni Arbër Ademi, me porosi nga kryetari I BDI-së Ali Ahmeti I cili ndan respekt të vecantë për tërë kontributin e dhënë në rrugën e realizimit të idealeve të përbashkëta tha “ e gjithë jeta dhe puna e Qani Mehmedit ishte e ndarë me fatet e kombit të shpërndarë duke e gjetur atë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Diasporë.

Ai ishte në ballë të protestave si gazetar duke filluar nga propaganda e Ushtrisë clirimtare Kombëtare, themëlimi i Universitetit të Tetovës, legalizimi i tij e shumë cështje me rëndësi për orientimin e shqiptarëve” tha ministri Ademi. Prezenca e figurave politike në këtë mbrëmjë dhe atë nga të gjitha partitë, tregon mirëfilli se Qani Mehmedin e udhëhoqi konstruktiviteti dhe e vërteta në gazetari, pa anime dhe interesa momentale.Mbrëmjes I dha nota artistike aktori I madh I skenës sonë Xhevat Limani I cili theksoi se me Qaniun e lidhte dashuria për atdhe. Ai recitoi me mjeshtëri të rrallë poezinë e Xhevahir Spahiut “Borgjet e mia” me të cilën ishte shoqëruar Qani Mehmedi deri në ditën e fundit. Në sfond dëgjohej kënga “Fjala jonë” me vokalin e tenorit Shkodran Tolaj, poezi e Rrahaman Dedajt të cilën kishte insistuar miku I tij Qaniu ta kompozonte pak ditë para se të ndahej nga ne. Një pikë tjetër emocionale erdhi me inskenimin e këngës “Si princ I bardhë” dedikim I kompozitorit Naim Gjoshi, ingterpretuar nga Besiana Mehmedi të cilën e inskenoi ballerina Durjeta Rukiqi, me koreografi nga Sabrie Spahiu.

Nga miqtë e tjerë që evokuan kujtime ishte konsulli I Kosovës në Zvicër I cili u falemnderua që kishte patur fat të jetë një prej nxënësve të tij.”Në dramat e historisë së fundit të shqiptarëve, Qaniu ishte aty. Ai njeri bëri jetë Sokrati. Jam I lumtur që kam jetuar në kohën e tij. Të rrallë janë ata në të cilën jeton, idea, morali veprimi si tek Qani Mehmedi” tha konsulli Spahiu.Mikja e tij, gazetare dhe dikur drejtoreshë në Radiotelevizionin shqiptar,Mirela Oktrova tha “në aktivitetete të tilla marr pjesë me ndjenja të përziera që vazhdimisht ma sjellin një pyetje “Përse na është bërë zakon që njerëzit tonë ti vlerësojmë më tepër atëherë kur nuk I kemi. Qani Mehmedi ka merituar më tepër nga shoqëria e komuniteti dhe meriton të bëhet akoma më shumë që emri I tij të jetojë në kujtesën e gjeneratave të reja”. Për vlerat njerëzore e shpirtin e pastër të Qaniut I cili njihej si injorues I fatkeqësisë, mik nga më të dashurit, tolerant, gazetar elitor I cili pas cdo grindje kishte zemër dashurie e të madhe sa fusha e Korabit floën shokët e tij Lekë Musolli, Diana Toska. Publicisti Emin Azemi vlerësoi se Qani Mehmedi ishte model që u duhej brezave. “Pasojat që sjell një humbje mund të tejkalohen vetëm nëse arrijmë të kompenzojmë disi gropën që le ajo humbje.

Me Qaniun mund të mospajtoheshe por asesi të armiqësoheshe.Qani Mehmedi la një fond shkrimesh dhe iu mbetet miqve, kolegëve e specialistëve të publicistikës që të sistemojnë nga ky fond trashëgiminë që do tu mbetet brezave të rinjë”- tha Emin Azemi ndërkaq me paraqitjen e Diana Toskës në skenë u përmend dhe krijimi I klubit të intelektualëve “Shkupi 2021” që Qaniu përmes tij planifikonte që të trajtonte e të conte përpara shumë procese të shqiptarëve të Maqedonisë, brengë kjo që e shoqëroi deri në fund të jetës.Në emër të kërcovarëve përshëndeti shkrimtari Kalosh Celiku, drejtori I RTV Uskana  Minir Mediu duke theksuar se mungesa e Qaniut në shënimin e sivjetëm të  25 vjetorit do të jetë jashtëzakonisht e madhe por vendlindja do ta falemnderojë përjetësisht për themelimin e televizionit të parë dhe për gjithcka që bëri. Në emër të burgosurve politik nga Kërcova përshëndeti të pranishmit Ilmi Veliu. Akademia u mbyll me falemderimin që u bëri të gjithë të pranishmëve vajza Besiana e cila theksoi se “jeta di që të të sjellë dhembje por dhe të mësojë të jetosh me peshën e saj. Babi dëshirontë që vajin ta kthejmë në këngë”.

Djali Mentori nga Amerika, përmes një lidhje direkte e emocionale u shpreh “babi kënaqej me jetën modeste, respektin që e gëzonte si gazetar, familjen që kishte krijuar. Ai nuk kërkonte asnjëherë asgjë nga askush, as nga fëmijët e tij” tha djali Mentori ndërkohë që falemnderoi të gjithë të pranishmit dhe ata që I ishin gjendur pranë familjes në momentet më të vështira. I tërë falemderimi I fëmijëve u transmetua përmes këngës”Falemnderit baba” me videofilmim që sillte dhimbje, krenari, besim në triumf. Në fund, të pranishmëve iu nda libri “Kujtimi si ndërgjegje” përgatitur nga Qemal Murati dhe një Cd me tre këngë dedikuar Qani Mehmedit e cila paraqiste dashurinë më sublime të një vajze që mbi gjithcka ka dashurinë për babain.

© ZHURNAL 20.07.2018, 18:39 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."