Orban përmes letrës Zaevit ia uroi marrëveshjen me Greqinë, vendimin për negociata me BE-në dhe ftesën nga NATO
maqedonia
Orban përmes letrës Zaevit ia uroi marrëveshjen me Greqinë, vendimin për negociata me BE-në dhe ftesën nga NATO

Orban përmes letrës Zaevit ia uroi marrëveshjen me Greqinë, vendimin për negociata me BE-në dhe ftesën nga NATO

Shkup, 20 korrik - Kryetari i Qeverisë së Hungarisë, Viktor Orban deri te kabineti i kryeministrit Zoran Zaev ka dërguar letër me urime me rastin e marrëveshjes për kontestin e emrit Maqedoni - Greqi dhe për partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Siç theksohet në kumtesën nga kabineti i Qeverisë, në letrën, të cilën kryeministri i Hungarisë Orban e ka nënshkruar edhe në emër të katërshes së Vishegradit, ai e përshëndet vendimin që të dy vendet, Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë, e kanë arritur lidhur me çështjen e emrit.

Kryeministri Orban, theksohet, gjithashtu, thotë se "Qeveria hungareze vazhdimisht, përmes të gjitha reformave angazhohet për përshpejtim të integrimit euroatlantik të mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për Republikën e Maqedonisë", dhe shton se Hungaria e mbështet miratimin e rezolutës të BE-së me të cilën mundësohet fillimi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE.

Në letrën dërguar Zaevit, kryeministri Orban thekson se Hungaria e mbështet edhe ftesën për anëtarësimin që vendi ynë e mori nga NATO më 11 korrik, shtohet në kumtesë.

© ZHURNAL 20.07.2018, 17:59 | T.E. | 1,434 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."