ANALISTËT Qytetarët në referendum dërgojnë porosi deri te liderët politikë
maqedonia
Analistët Qytetarët në referendum dërgojnë porosi deri te liderët politikë

Analistët Qytetarët në referendum dërgojnë porosi deri te liderët politikë

Shkup, 20 korrik -  Nga vullneti politik varet se a do të respektohet rezultati i referendumit konsultativ, i cili nuk është i obligueshëm, thotë ish-kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandër Novakovski, transmeton Zhurnal.

"Ligji për referendum jep mundësi që të shpallet edhe referendum konsultativ për çështje me interes të përgjithshëm", thotë Novakovski. 

Nga ana tjetër, Darko Aleksov nga Asocijacioni Qytetarë "MOST", thekson se nëpërmjet referendumit qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt e thonë qëndrimin e tyre dhe ndikojnë në procesin e marrjes së vendimeve.

"Për këtë arsye është shumë me rëndësi që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të dërgojnë porosi deri te liderët politik. Poashtu shumë e rëndësishme është që referendumi si proces të kalojë në mënyrën më të mirë të mundëshme dhe në mënyrë transparente, ndërsa Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve do të ketë një dreyrë serioze që të mundësojë që punët të ecin në mënyrë të papanguar dhe të respektohen të gjitha afatet dhe qytetarët të kenë besim në procesin që po zhvillohet", vlerëson Aleksov.

Përndryshe, në nenin 27  nga ligji për referendum në të cilin po thirret edhe kryeministri Zoran Zaev -  thuhet se për tu konsultuar qytetarët për çështje të interesit të përgjithshëm mund të shpallet referendum në nivel shtetëror për tu konsulltuar qytetarët, ndërsa neni 8  bënë dallim midis vendimit të aprovuar në referendum për vendimarrje dhe referendumit për konsulltim.

© ZHURNAL 20.07.2018, 14:40 | D.J. | 1,986 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."