Alves mbron Neymarin prej kritikëve
sport
Alves mbron Neymarin prej kritikëve

Alves mbron Neymarin prej kritikëve

Dani Alves e ka mbrojtur bashkëlojtarin e tij në PSG dhe Brazil, Neymarin, pas kritikave që ka pasur ky i fundit gjatë paraqitjeve në botëror. Ai ishte kritikuar për simulimet dhe se është fizikisht i dobët gjatë ndeshjeve në Rusi.

“Çdo gjë që bën Neymari kthehet në lajm. Nëse ai emocionohet, ata kritikojnë. Nëse ai i ngjyros flokët, ata kritikojnë. Ata që e njohin Neymarin, e dinë se sa i mrekullueshëm dhe i veçantë është ai”, është shprehur braziliani Alves, transmeton gazeta Express.

Neymar kishte pësuar një lëndim në shkurt, i cili dyshohej se do t’ia pamundësonte pjesëmarrjen në Kupën e Botës Rusia 2018. Megjithatë, ai arriti të shërohej në kohë dhe morri vëmendje si për paraqitjet  e tij, ashtu edhe për sjelljet teatrale në fushë.

© ZHURNAL 20.07.2018, 14:11 | Xh.I. | 436 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."