Conte do të padisë Chelsean, shkarkimi u vonua
sport
Conte do të padisë Chelsean, shkarkimi u vonua

Conte do të padisë Chelsean, shkarkimi u vonua

Ish trajneri i Chelseat, Antonio Conte, raportohet se do të padisë ekipin anglez për shkak se ata e vonuan shkarkimin e tij gjatë kësaj vere.

Ai po kërkon dëmshpërblim për shkak se vonesa e shkarkimit i ka pamundësuar atij të kërkojë punë në ekipet e tjera. Këtë dëmshpërblim e kërkon si shtesë mbi 10 milionë eurot që pronarët e Chelseat ende i kanë borxh sipas kontratës që kanë pasur, transmeton gazeta Express.

Ekipit anglez iu deshën pothuajse dy muaj për ta bërë zyrtare shkarkimin e Contes, duke e zëvendësuar atë me bashkëkombësin e tij, Maurizio Sarri.

© ZHURNAL 20.07.2018, 14:11 | Xh.I. | 595 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."