Tre klube janë të interesuara për Pjanicin
sport
Tre klube janë të interesuara për Pjanicin

Tre klube janë të interesuara për Pjanicin

Chelsea, Barcelona dhe Manchester City kanë shfaqur interesim për Miralem Pjanicin, por Juventusi kërkon mbi 80 milionë euro për mesfushorin e saj.

Boshnjaku është pika kryesore e mesfushës së Massimiliano Allegrit, dhe deri më tani nuk ka thënë se e dëshiron largimin, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori është i lumtur me ardhjen e Cristiano Ronaldos. Lojtarit iu është ofruar një kontratë e re me pagën prej 6 milionë eurosh për stinor.

Juve nuk donë ta shesë Pjanicin, por do t’i dëgjojë ofertat që vinë mbi 80 milionë euro.

© ZHURNAL 20.07.2018, 11:02 | Xh.I. | 529 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."