MUHAMEDI PËR ZHURNAL Nëse dështon referendumi, nuk do të thotë se dështon edhe Marrëveshja e Prespës
maqedonia
Muhamedi për Zhurnal Nëse dështon referendumi, nuk do të thotë se dështon edhe Marrëveshja e Prespës

Muhamedi për Zhurnal Nëse dështon referendumi, nuk do të thotë se dështon edhe Marrëveshja e Prespës

Shkup, 20 korrik - Analisti politik Nijazi Muhamedi në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka deklaruar se nëse dështon referendumi nuk do të thotë se marrëveshja e Prespës do të dështon.

Sipas tij nëse vjen deri dështimi i referendumit, atëher do të provohet të arrihet konsensus më i gjëre nga një shumicë prej 2/3 e votave e cila do të synohet të arrihet përmes zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

“Me Marreveshjen rreth emrit është saktësuar se nëse dështon Referendumi, nuk është fundi i refuzimit të Marreveshjes, por do provohet të krijohet një konsensus me i gjërë përmes miratimit të saj nga një shumice parlamentare prej dy të tretash,e cila do synohet të arrihet përmes zgjedhjeve të reja parlamentare dhe këtë objektiv të angazhohen ta arrijë LSDM-ja dhe satelitët e saj në koalicion që janë deklaruar se janeëpro kesaj marreveshje. Kjo sprovë politike mund të lakojë një mobilizim më dinamik, por me shumë pasiguri gjer në arritjen e objektivit. Kjo poashtu ka shumë gjasa të pritshme që ta ristrukturoje skenën politike te blloku politik maqedonas, kurse blloku politik shqipfolës ka shumë gjasa që të shkoje për skrap i tëri si një bllok i deligjitimuar moralisht dhe politikisht në mënyre ekstreme,ose ka gjasa që të përpiqet të mbijetojë politikisht në mënyra të turpshme. Që tani vërehet se kështu si e ka nisur Zaevi, nëse nuk e kthen këto dite strategjinë mobilizuese, fitorja e Referendumit është larg mendsh të arrihet, mund të jetë vetem një gjimnastikë lodhëse dhe dëshpëruese, e cila do ta vërë atë para një përgjegjësie jo aq në favor të protagonizmit të pritur prej tij në këtë referendum”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Nijazi Muhamedi.

Formulimi i pyetjes së referendumit i hapi dilemat tek opinioni nëse ajo do jetë e qartë dhe e kuptueshme për qytetarët. Kryeminsitri Zoran Zaev me këmbënguljen e VMRO-DPMNE-së fillimisht pranoi që referendumi të jetë i detyrueshëm, por dje tha se ka mundësi të jetë edhe konsultativ. Ndërsa lideri i opozitës, Hristijan Mickoski në paraqitjet e tij publike nëpër Maqedoni, nuk flet për referendumin në vjeshtë ndonëse ai fillimisht tha se do votonte kundër ndryshimit të emrit kushtetues. Megjithatë më vonë ndërroi mendje, me sqarimin se ka paraqitur qëndrimin e tij personal, e jo edhe të partisë me të cilën udhëheq.

© ZHURNAL 20.07.2018, 11:30 | Xh.I. | 6,082 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."