Dhurohen pajisje në vlerë prej 370 mijë euro për QKUK-në
kosova
Dhurohen pajisje në vlerë prej 370 mijë euro për QKUK-në

Dhurohen pajisje në vlerë prej 370 mijë euro për QKUK-në

Prishtinë, 19 korrik - Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim do të bëjë sot dorëzimin e aparaturave në vlerë prej 370 mijë euro për Klinikën e Kardikokirurgjisë në QKUK, në orën 9.30.

Ky donacion bëhet në kuadër  të projektit “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Italisë në Kosovë, këto aparatura do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Kosovës të cilët do të kërkojnë trajtim në këtë klinikë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, dhe Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi.

© ZHURNAL 19.07.2018, 09:23 | Xh.I. | 445 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."