Është paraqitur zhdukja e një personi 54-vjeçar nga Dibra
maqedonia
Është paraqitur zhdukja e një personi 54-vjeçar nga Dibra

Është paraqitur zhdukja e një personi 54-vjeçar nga Dibra

Dibër, 19 korrik - Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër informuan se është është paraqitur për zhdukjen e personit K.J. (54) nga Dibra.

Zhdukjen e kanë paraqitur të afërmit e tij, të cilët me të nuk kanë kontakt prej dje. Për herë të fundit është parë mbrëmë rreth mesnatës në restorantin afër brigjeve të Liqenit të Dibrës.

Nëpunës policorë nga Stacioni i policisë -Dibër, si dhe qytetarë po e gjurmojnë terrenin afër brigjeve të liqenit dhe rrethinën më gjerë.

Të afërmit publikuan edhe fotografi dhe numër telefoni edhe në rrjetin social Fejsbuk me qëllim të të marrin çfarëdo lloj informate, e cila do të ndihmonte në gjetjen e tij.

© ZHURNAL 19.07.2018, 21:03 | T.E. | 1,667 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."