Takim Fazliu - Spasovski
maqedonia
Takim Fazliu - Spasovski

Takim Fazliu - Spasovski

Shkup, 19 korrik - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu sot u takua me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, me të cilin kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe zhvillimin e aktiviteteve të koordinuara në interes të vendit dhe qytetarëve

"Në takim ndër të tjerat u bisedua edhe për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, si një nga dukuritë e rrezikshme botërore ndaj të cilës nuk është imun asnjë shtet apo vend në botë. Ministri Fazliu theksoi se siguria e qytetarëve është prioritare në fushëveprimin e ministrisë dhe se të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me parandalimin e dukurive negative përcillen me seriozitetin më të madh duke i dhënë mbështetje të plotë punës dhe Këshillit nacional për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm", njoftojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Fazliu  në takimin në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ka informuar edhe për aktivitetet  lidhur me Programet për bashkëpunim ndërkufitarë dhe shfrytëzimin e IPA fondeve ku rol të rëndësishëm ka edhe Ministria për punë të brendshme në drejtim komunikimit dhe qarkullimit më të lehtë të qytetarëve nga të dy anët e kufijve me fqinjët tanë.

Fazliu dhe Spasovski,  gjithashtu, kanë biseduar edhe për çështje të lidhura me shërbimet zjarrfikëse në vend, për problemet me të cilët ballafaqohen njësitet për shuarjen e zjarreve, për problemet sistematike të cilat i përcjellin vite e dekada me radhë, ekipimi, si dhe financimi i tyre si dhe  aktivitetet që  duhet ti koordinojë në të ardhshmen Ministria për vetëqeverisje lokale, qëndron në kumtesë.

© ZHURNAL 19.07.2018, 20:57 | T.E. | 4,093 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."