ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
I nxehti afrikan, shumë shpejtë do të vijë

Shkup, 19 korrik - I nxehti afrikan nuk do të kurseje as Shqipërinë. Sinoptikanët parashikojnë që kjo valë e të nxehtit të përfshijë vendin përgjatë fundjavës.

“Një pjesë e mirë e Evropës është përfshirë prej 3-4 ditësh nga i nxehti afrikan. Megjithatë territori shqiptar e ndjen kryesisht të shtunën dhe të dielën. Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të shënojë temperatura nga 33 deri në 38 gradë Celsius. Megjithatë në zona specifike si Shkodra, Elbasani, Fieri e Berati por edhe Gjirokastra pritet të shënojnë deri në 38 gradë Celsius.”

Por e hëna do të sjellë një tjetër panoramë të motit. Temperaturat do të pësojnë rënie me afro 8 gradë.

“90 % e territorit shqiptar do të preket nga shirat, kjo do të bëjë që edhe temperaturat të bien në mënyrë të ndjeshme. Kjo situatë mbetet prezente deri të mërkurën, ndërkohë që pjesa e dytë e javës që vjen parashikoj të jenë me kryesisht të kthjellta.”

Deri në fund të tij muaji Korrik parashikohet të rezervojë temperatura 3 deri në 4 grade mbi mesataren shumëvjeçare të tij. Disa herë do të kemi të pranishme edhe reshjet e shiut, që do të jene afatshkurtra.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.07.2018, 20:54  | T.E. | 3,985 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | T.E. | 8.102 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.