Saraji dhe Shishova nesër dhe gjatë fundjavës pa rrymë
maqedonia
Saraji dhe Shishova nesër dhe gjatë fundjavës pa rrymë

Saraji dhe Shishova nesër dhe gjatë fundjavës pa rrymë

Shkup, 19 korrik  – Pa energji elektrike nesër  do të jenë  disa pjesë  të komunave  Karposh, Çuçer Sandevo, Kisella Voda dhe Saraj.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15 konsumatorët e ndërtesës nr. 5 në rr. Shekspirova në komunën e Karposhit, nga ora 1:00 deri në orën 14:00 konsumatorët e vendit të quajtur Çardak dhe një pjesë e fshatit Brazda  në komunën e Çuçer Sandevës dhe në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 16:30 konsumatorët e një pjese  të rr. Hristo Tatarçev rreth unazës së re në stacionin e fundit të autobusit me nr. 24,  në komunën Kisella Voda.

Ndërprerje të energjisë elektrike në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 10:30 do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Shishovë në rajonin e shtëpive të uikendit në komunën Saraj, ndërsa në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Shishovë, nga fshati deri te ura  në komunën e njëjtë.

© ZHURNAL 19.07.2018, 19:52 | T.E. | 1,092 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."