Për aspektet juridike, historike dhe praktike të Marrëveshjes së Prespës diskutohet në konferencën akademike në MPJ-në greke
maqedonia
Për aspektet juridike, historike dhe praktike të Marrëveshjes së Prespës diskutohet në konferencën akademike në MPJ-në greke

Për aspektet juridike, historike dhe praktike të Marrëveshjes së Prespës diskutohet në konferencën akademike në MPJ-në greke

Athinë, 19 korrik - Në prani të shefit të diplomacisë greke dhe zëvendësve të tij, ambasadorit amerikan në Athinë, profesorëve, ambasadorëve, gazetarëve, në MPJ-në greke po diskutohet për Marrëveshjen e Prespës, por jo nga aspekti politik, por nga ai juridik dhe akademik, lajmëroi korerspondentja e MIA-s nga Athina.

Profesorët të cilët marrin pjesë në konferencë, të përbërë nga katër pjesë me tema të ndryshme, i shqyrtojnë aspektet praktike, historike, juridike por edhe ekonomike të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Fillimin zyrtar të konferencës e shënoi zëvendësministri i Punëve të Jashtme, i cili tha se diskutimi është në kuadër të përpjekjeve për implementimin e marrëveshjes nga të dy vendet dhe porositi se kapitulli i kufijve në Ballkan duhet përfundimisht të mbyllet.

"Fati i popujve ballkanikë është i përbashkët dhe mënyrë e vetme për zgjidhje të problemeve është bashkëpunimi dhe solidariteti. Duhet përfundimisht të mbyllet kapitulli i dhimbshlëm për ndryshim të kufinjve", tha zëvendësminsitri i Punëve të Jashtme, Terens Kuik.

Hristos Rozakos, kryetar i këshillit shkencor të MPJ-së greke, i cili për shkaqe të arsyeshme mungonte, në fjalimin e tij përshëndetës, që e lexoi njëri nga profesorët, thotë se marrëveshja aspak nuk është në barrë të interesave shtetërore greke, ndërsa me dispozitat e marrëveshjes do të fillojë marrëdhënie e re mes dy shteteve.

"Marrëveshja përmban edhe dispozita të hollësishme për sendërtimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin e të dy shteteve në suaza të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, për bashkëpunim politik dhe shoqëror. Bashkëpunimi ekonomik, bashkëpunimi në sferën e arsimit, kulturës, hulumtimit, teknologjisë,k shëdnetësisë dhe sportit, në policinë, mbrojtjen civile dhe mbrojtje", thotë kryetari i këshillit shkencor të MPJ-së greke, që njëherit është edhe organizues i konferencës.

Sesioni i parë iu kushtua prapavijës historike dhe juridike të marrëveshjes, ku dy profesorë të historisë dhe dy profesorë nga fakultetet juridike greke folën në temën konkrete.

Profesori i historisë, Jakovos Mihailidis, tha se çështja e Maqedonisë është e vjetër rreth 150 vite dhe ka 4 faza. E para është prej vitit 1870 deri në fund të Luftës së Parë Botërore, si kontest greko-bullgar. Faza e dytë është prej 1919-1939, e treta është nga Lufta e Dytë Botërore - deri në shpërbërjen e Jugosllavisë, ndërsa e katërta dhe e fundit është prej vitit 1991 deri më sot, kur kontesti bëhet "problem identiteti, konflikt i identiteteve mes IRJM-së dhe Greqisë".

Profesori nga fakulteti juridik në Universitetin e trakisë, Konstantinos Andonopullos, bëri krahasim të dy marrëveshjeve mes Shkupit dhe Athinë, Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe Marrëveshjes së prespës.

Në të parën, siç tha, ekziston emër i përkohshëm, por paralelisht shfrytëzohen disa emra, për shembull disa e përdorin emrin kushtetues, Republika e Maqedonisë, të tjerë ish-Republika jugosllave e Maqedonisë, përderisa ndërkaq, Marrëveshja e prespës jep një emër, përfundimtar.

Emrit dhe prëdorimit të emrit iu kushtua sesioni i dytë i konferencës. profesori nga fakulteti juridik i Universitetit të Selanikut, Miltos Sarijanidis foli për rëndësinë e erga omnes dhe tha se ndryshimi i dokumenteve tek ne lidhet me rrugën evropiane të vendit dhe hapjen e kapitujve për integrim bë BE, proces ky, i cili, siç tha, do të mund të zgjaste edhe 2 dekada.

"Përdorimi i termit Maqedoni në dokumentet zyrtare të ish-republikës jugosllave të Maqedonisë zgjerohet në një periudhë të posaçme shumëvjeçare të harmonizimit, që do të varet nga përparimi i negociatave inkuadruese, e me atë edhe nga disponimi i anëtareve të tjera të BE-së, ta parandalojnë apo përshpejtojnë hapjen e kapitujve të rinj", tha profesori Sarijanidis.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, konferenca vazhdon me dy pjesët e tjera, sesione për çështjet lidhur me implementimin, të Marrëveshjes dhe shtetësisë dhe gjuhës, ndërkaq do të përfundojë sonte, me fjalimin e shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias, i cili do tëp flasë në temën "Vlerësimi i Marrëveshjes së prespës dhe implementimi strategjik".

© ZHURNAL 19.07.2018, 19:42 | T.E. | 520 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."