ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Kuriozitete
Nëse para larjes në makinën e enëve i lani enët me dorë, bëni gabim

Enët e përdorura rregullisht i shpëlajmë nën vrushkull uji, dhe vetëm pastaj i fusin në makinë.

Jo vetëm që në këtë mënyrë procesi i larjes bëhet më i gjatë dhe më i vështirë, por ky është veprim plotësisht i panevojshëm

Në të vërtetë, makinat moderne të larjes së enëve kanë sensor të mençur, i cili vetë vendos sa duhet të zgjasë cikli i larjes dhe cilën temperaturë do ta përdorë. Madje edhe kur gjithmonë përdorni të njëjtin cikël.

Në makinat moderne, ai kurrë nuk do të jetë krejtësisht i njëjtë. Gjatë paralarjes, pikërisht, sensori xhiron sa mbetje ushqimi kanë rënë nga enët në makinë.

Tani, logjika e shumicës së njerëzve është që duke i eliminuar me dorë mbetjet e ushqimit, enët gjithsesi do të jenë plotësisht të pastra pas larjes me makinë, ka rezultuar që është krejtësisht bindje e gabuar. Sepse, p.sh. i keni larë pjatat e yndyrshme, ndërkaq keni lënë enët e yndyrshme në të cilat keni zier drekën.

Sensori në atë rast nuk do të jetë i gatshëm ta pastrojë atë enë të yndyrshme. Prandaj, nëse ju ka ndodhur, me siguri po, që pas larjes të hapni makinën dhe të gjeni të gjitha enët plotësisht të pastra pos njërës e cila duket sikur nuk ka qenë fare në makinë – tani e dini përse ndodh kështu.

Pos asaj që enët nuk janë perfekt të pastra, krijoni edhe një problem. Në këtë mënyrë makina më shpejt ndot dhe i nënshtrohet zhvillimit të baktereve.

Pra, këshillojnë prodhuesit vetëm hiqni nga enët, bash të gjitha mbetjet e ushqimit dhe mos shpëlani asgjë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.07.2018, 17:05  | Z.H. | 3,667 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | Z.H. | 7.500 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.