IBRAIMI PËR ZHURNAL Kuvendi nuk duhet të jetë rob i interesave partiake
maqedonia
Ibraimi për Zhurnal Kuvendi nuk duhet të jetë rob i interesave partiake

Ibraimi për Zhurnal Kuvendi nuk duhet të jetë rob i interesave partiake

Shkup, 19 korrik - Puna e Kuvendit nuk duhet të bllokohet në asnjë mënyrë, nuk duhet të shfrytëzohet për politika vendore por për të zhbllokuar proceset dhe vendi të ec përpara, thotë në një prononcim për Zhurnal, Selim Ibraimi, duke komentuar aktulaitetin politik në vend dhe dallimet midis pozitës dhe opozitës në miratimin e ligjeve prioritare për vendin në Kuvend.

"Kuvendi nuk duhet të bllokohet por disa ligje kërkojnë 2/3 e votave pra me përkrahje të opozitës.Zakonisht në kuvend bëhet politika publike ku partitë garojnë njëra me tjetrën.Në Maqedoni kuvendi ka qenë sherr për politikën vendore dhe kjo u vërtetua me ngjarjet e 27 prillit.Maqedonisë I duhen institucione të qeta dhe të drejta.Pa këto kritere asnjë ligj kuvendi nuk mund të kalojë dhe kuptohet loja me proceset euro-integruese do të vazhdojë edhe jashta kuvendit", thotë për ZHurnal, Selim Ibraimi, analist.

Sipas tij, Kuvendi nuk duhet të jetë rob i interesave partiake, por servizë i qytetarëve në të cilin miratohen ligje në dobi të vendit dhe qytetarëve.

© ZHURNAL 19.07.2018, 16:00 | D.J. | 881 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."