Llalla: Procesi i anëtarësimit në NATO nuk guxon të deshtojë
maqedonia
Llalla: Procesi i anëtarësimit në NATO nuk guxon të deshtojë

Llalla: Procesi i anëtarësimit në NATO nuk guxon të deshtojë

Shkup, 19 korrik -  Rrugëtimi euro-atlantik i Republikës së Maqedonisë nuk guxon të dështojë, pasi që bëhet fjalë për sigurin dhe të ardhmen e vet shtetit, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, hitoriani Arben Llalla, duke folur mbi prespektivën dhe  sfidat e Maqedonisë në rrugëtimin e saj euro-atlantik.

"Procesi i anëtarësimit në NATO nuk guxon të deshtojë sepse bëhet fjalë për sigurinë dhe të ardhmen e Maqedonisë. Ndërsa anetarësimi në BE do të  zgjasë shumë, varet nga shumë faktorë. Të gjitha palët e brendshem janë angazhur që Maqedonia brenda një viti të bëhet pjesë e NATO. Forcat që punojnë kundër këtij anëtarësimi do dështojnë, dhe ata që sabotojnë këtë proces duhet të dënohen", thotë për Zhurnal, Arben Llalla, historian.

Sipas tij, këtë herë Maqedonia ka përkrahje parezerva edhe te të gjithë faktorit ndërkombëtar.

© ZHURNAL 19.07.2018, 14:13 | D.J. | 1,193 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."