ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
« Aliti për Zhurnal » Koncenzus për "hatër" të NATO-s dhe BE-së, propozimi i Zaevit për referendumin është korrekt

Shkup, 19 korrik - Liderët e partive parlamentare të Maqedoni janë duke bërë për[jekje maksimale që të arrihet një koncenzus për pyetjen e referendumit, rezultatet e të cilit pritet ta verifikojnë marrëveshjen me Greqinë dhe ti hapin rrugën anëtarësimit të plotë të Maqedonisë për në NATO, shkruan Zhurnal.

Kryeministri Zaev pas takimit me liderët e të gjitha partive politike në vend, mbrëmjen e së mërkurës ka deklaruar se pyetja e Referendumit do të jetë: A jeni për anëtarësim të vendit në NATO dhe BE duke e pranuar Marrëveshjen me Greqinë?

Por a është kjo, pyetja e duhur dhe saktë, është kjo pyetja që do bashkojë pozoitën dhe opozitën në Maqedoni, kuptohet për "hatër" të BE-së dhe NATO-s? 

Analisti politik, Faton Aliti thotë se pyetja e propozuar nga kryeministri Zaev për Referendumin e shtatorit është korrekte dhe në raport me të gjitha aspiratat e vendit për tu anëtarësuar në NATO dhe BE.

"Me sa lexova pyetja e propozuar nga Kryeministri është : " A jeni për integrim në NATO dhe BE duke e pranuar marëveshjen me Greqinë " . Për mendimin tim kjo pyetje është korekte sepse vë në pah benefitet që do të kishim nëse pranohet marëveshja, dhe në mënyrë elegante i shmanget polemikës për ndryshimin e emrit, sepse ndryshimi nuk nënkupton ndryshim emri apo identiteti, por vetëm se shtohet një përcaktues gjeografik", thotë për Zhurnal, Faton Aliti, analist politik.

Sipas tij, gjithashtu pjesë e marëveshjes janë edhe garancat për kombin dhe gjuhën maqedonase, dhe pikërisht për këtë arsye mendoj se pjesë e pyetjes së Referendumit duhet të jetë marëveshja.

"Në instancë të fundit, secila parti politike në Maqedoni, pjesë të programës së vet i kanë integrimet euroatlantike, dhe nuk shof arsye pse pyetja mos të jetë në frymë pozitive. Kuptohet, nëse në ndërkohë gjërat nuk kanë ndryshuar sa i përket përcaktimit për integrimet, por nëse ka ndonjë ndryshim, kjo do të duhej të deklarohet dhe arsyetohet publikisht", nënvizon Aliti.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.07.2018, 11:00  | D.J. | 7,309 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | D.J. | 8.161 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.