Kurti për RTSH: Shqipëria dhe Kosova të bashkohen si konfederatë
kosova
Kurti për RTSH: Shqipëria dhe Kosova të bashkohen si konfederatë

Kurti për RTSH: Shqipëria dhe Kosova të bashkohen si konfederatë

Tiranë, 19 korrik - Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e përsëriti qëllimin e tij politik për bashkim kombëtar të shqiptarëve, duke shtuar se ky projekt nuk është në konflikt me atë të Bashkimit Evropian.

"Nuk jam fare kundër BE-së, përkundrazi. Jam një avokat i madh i BE-së dhe mendoj se BE duhet mbrojtur. Mendoj se paqja e qëndrueshme mban emrin e Bashkimit Evropian. Dhe në paqe të qëndrueshme kemi antifashizmin brenda. Por jam edhe avokat i shtetit të mirëqenies, i cili e kombinon rritjen ekonomike me drejtësinë sociale", tha Kurti në emisionin "Përballë" të RTSH-së.

Ndonëse projekti i Vetvendosjes për bashkimin e shqiptarëve gjen pengesë në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk gëzon as mbështetjen e ndërkombëtarëve, Albin Kurti e sheh edhe variantin që ai mund të ndodhë përpara mbërritjes në BE.

"Për një periudhë kalimtare le të bëhemi konfederatë apo federatë. Nuk do isha kundër një solucioni të tillë, por gjithsesi vetëm si një fazë kalimtare. Nëse ne hapat integrues drejt bashkimit i përshpejtojmë dhe i kemi më seriozë e më të sinqertë se deri tani, atëherë bashkimi ynë do të mund të ndodhë para Bashkimit Evropian", u shpreh Albin Kurti.

Para pak kohësh për televizionin e Tiranës Top Channel, Kurti deklaroi edhe se shumë shqiptarë në Shqipëri e dëshirojnë bashkimin, për çka, sipas tij, duhet të zbatohet referendum "dhe le të vendosin qytetarët".

© ZHURNAL 19.07.2018, 10:13 | D.J. | 716 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."