UNS-Një ‘ tabló’ e qartë për suksesin tuaj !
maqedonia
UNS-Një ‘ tabló’ e qartë për suksesin tuaj !

UNS-Një ‘ tabló’ e qartë për suksesin tuaj !

Strugë, 18 korrik - “Pasi përfundova me sukses vitin e dytë akademik ,në Fakultetin e Shkencave Juridike, drejtimi Kriminalistikë dhe detektiv ,në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, vendosa që njohuritë e ezauruara  në teori t’i ndërthur me praktikën .

Programi i studimeve në UNS është i larmishëm dhe i orienton studentët për mundësitë të cilat i ofron ky drejtim, duke marrë informacionet e duhura në sinkronë me kurrikulat më bashkëkohore.

Detektivët privatë kryejnë hetime në zona të shumëfishta,intervistojnë dëshmitarët, kryejnë mbikëqyrje dhe shqyrtojnë të dhënat publike dhe qeveritare për të mbledhur informacione. Rastet mund të kërkojnë ndonjëherë që hetuesit të dëshmojnë në gjykatë ose të punojnë së bashku me zbatimin e ligjit.

Të gjithë elementët  e lartëpërmendur e bëjnë këtët drejtim atraktiv për të gjithë individët të cilët janë të apasionuar në reduktimin e faktorit kriminogjen,funksionimin e  ligjeve ndërkombëtare si dhe hulumtimin e disa rasteve të veçanta të mjeksisë ligjore.

Aktualisht  jam duke zhvilluar praktikën në drejtorinë vendore të policisë,  në qytetin e Beratit, në departamentin e kriminalistikës dhe njëkohësisht në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë në departamentin e arkivave dhe dosjeve kriminale.

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë është një ‘ tabló’ për të krijuar koncepte të qarta dhe unike të dijes.”

Investoni në të ardhmen tuaj dhe bëhuni pjesë e UNS!

© ZHURNAL 18.07.2018, 20:06 | T.E. | 1,393 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."