Kasami realizoi takim me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli
maqedonia
Kasami realizoi takim me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli

Kasami realizoi takim me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli

Shkup, 18 korrik - Kryetari i njërit krah të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi dhe sekretari i përgjithshëm, Arjanit Hoxha, realizoi takim me ambasadorin e SHBA-së në Shkup, Xhes Bejlli.

Në takim, siç kumtojnë nga partia përmes një kumtese, u diskutua për aktualitetin politik në vend me theks të veçantë për marrjen e ftesës për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në NATO, mbajtjen e Referendumit, zbatimin e marrëveshjes për çështjen e emrit dhe reformat në gjyqësor si një ndër kërkesat kryesore për vendin për proceset integruese në strukturat euroatlantike, njofton Medial.mk.

Kasami, siç thuhet në kutmesë,  “vlerësoi lartë kontributin e shtetit amerikan për vendosjen e drejtësisë në vend dhe zbatimin e plotë të reformave për një të ardhme më të mire për të gjithë qytetarët pa dallim përkatësia e tyre etnike apo religjioze”.

Gjithashtu ai shprehi gatishmërinë e krahut të tij të Lëvizjes BESA dhe si parti opozitare që të kontribojë fuqishëm për referendumin,  “me të vetmen arsye, të rezultojë i suksesshëm dhe vendi të mos ketë përsëri krizë të thellë politike”. Në fund të takimit, të dy palët u pajtuan për takime dhe komunikim të rregullt edhe në të ardhmen.

© ZHURNAL 18.07.2018, 20:40 | T.E. | 1,206 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."